image Tuna publikoi këngën “Nuk ma do zemra”

Bota e Yjeve

Tuna publikoi këngën “Nuk ma do zemra”

news image

Këngëtarja e njohur dhe shumë e përfolur shqiptare, Altuna Sejdiu-Tuna, ka publikuar projektin më të ri muzikor.

Kënga titullohet “Nuk ma do zemra” dhe është publikuar e shoqëruar me videoklip, transmeton Sinjali.

Tekstin e këngës e ka shkruar Aida Baraku, ndërsa për kompozimin është përkujdesur Armend Rexhepagiqi.

“Nuk ma do zemra” është publikuar në kanalin zyrtar të Tunës në Youtube dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku.

Ky është projekti i parë i këngëtares për këtë vit që nga albumi “Fortuna”, i cili u publikua në muajin mars të këtij viti./Sinjali/