Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel është pyetur sërish lidhur me situatën e sulmuesit Romelu Lukaku.
Para disa ditëve, Lukaku në “Sky Italia” ka shprehur pendimin për rikthimin te Chelsea dhe që ëndërron të luajë sërish te ish skuadra, Inter.
Kësisoj, Tuchel vendosi që të mos e ftojë Lukakun për ndeshjen kundër Liverpool, mirëpo pas barazimit me “Reds”, deklaroi se do bisedoi me belgun që të gjejë zgjidhje në këtë situatë.
“Lukaku është lojtari ynë dhe gjithmonë ka mënyra për t’u rikthyer. Do gjejmë zgjidhje për këtë situatë duke biseduar. Pasi të marrim ndonjë vendim, ndoshta do ta dini”, tha ai.
Chelsea manager Tuchel confirms he’ll meet Lukaku: “He's our player, there is always a way back. We will clear this behind closed doors. Once we have made a decision, once Romelu knows, you will maybe know [when he’ll be back]”, he told @SkySports. ???? #CFC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 2, 2022
Ndërkohë, Chelsea renditët momentalisht në pozitën e dytë, 10 pikë prapa Man Cityt që është lider në tabelë. /Gazeta Sinjali Sporti/