image Tuchel merr lajm të mirë, Kante rikthehet në stërvitje nga lëndimi

Futboll

Tuchel merr lajm të mirë, Kante rikthehet në stërvitje nga lëndimi

news image

N’Golo Kante është rikthyer në stërvitje për të lehtësuar problemet e lëndimeve të Chelseat.

Mesfushori francez ka qenë jashtë fushave që nga ndeshja kundër Juventusit muajin e kaluar, për shkak të problemeve në gju.

Rikthimi i pritshëm i Kantes është një lajm i mirëpritur për trajnerin e Chelseat, i cili është detyruar të emërojë mesfushë të improvizuara në javët e fundit, me Jorginhon që po lufton me një dëmtim të shpinës.

Chalobah dhe Kante bënë punë individuale dhe kjo u mundësoi të dyve të ribashkoheshin me pjesën tjetër të skuadrës së Tuchel për seancën e sotme në terrenin stërvitor të Chelseat.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse do të jenë startues ndaj Evertonit të enjten. /Gazeta Sinjali Sporti/