Thomas Tuchel ka konfirmuar bisedimet për rinovimin e kontratës me klubin londinez.
Blutë emëruan gjermanin në janar të vitit 2021, pasi shkarkuan Frank Lampard.
Që atëherë, ai ka qenë fundamental në ekipin londinez, duke fituar Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës si dhe Kupën e Botës për Klube.
Tekniku gjerman ka konfirmuar se tani është në negociata konkrete me Chelsean për të vazhduar kontratën: “Ka bisedime, po”, u shpreh ai.
“Njerëzit e mi flasin me pronarët dhe kujdesen për gjithçka tjetër. Ju e dini sa i lumtur jam që jam këtu dhe sa shumë më pëlqen”, deklaroi ai.