image Tubimi i bujqve në Mitrovicë përfundon me rrahje e hedhje të karrigeve

Kosovë

Dhunë/ Tubimi i bujqve në Mitrovicë përfundon me rrahje e hedhje të karrigeve

news image

Në Zubin Potok të Mitrovicës janë arrestuar dy serbë pasi që deri sa kanë qenë në sallën e Kooperativës Bujqësore, në një tubim të bujqve, kanë ardhur deri tek një mosmarrëveshje e cila ka kaluar në rrahje.

Në këtë rrahje janë përfshirë disa persona, njofton Policia.

Njëri prej të dyshuarve ka pësuar lëndime trupore pasi që në sallë ka pasur edhe hedhje të karrigeve dhe tavolinave.

I lënduar ka marrë tretman mjekësor dhe me urdhër të prokurorit , rasti procedohet në mënyrë të rregullt.