image Tryeza e AAK-së për buxhetin e vitit 2024, Tahiri tregon 10 konkluzionet e nxjerra

Politikë

Tryeza e AAK-së për buxhetin e vitit 2024, Tahiri tregon 10 konkluzionet e nxjerra

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka publikuar dhjetë konkluzione dhe pesë kërkesa të dalura nga tryeza e sotme e kësaj partie opozitare për buxhetin.

Tahiri ka thënë se ulja apo ngritja e pakët e pagave, po e shtynë eksodin masiv. 

“Mos rritja e pagave po e shtynë eksodin masiv. Pra, efekti se ky buxhet nuk siguron zhvillim dhe është stagnues, po ashtu shtyn një eksod masiv”, ka thënë mes tjerash Tahiri.
Konkluzionet e AAK-së

1. Ky buxhet nuk ka pasur konsultim publik me sindikata, s’ka pasur transparencë dhe rrjedhimisht është shkelje e ligjit. Pra, është ligj që në nisje e shkel procedurën e ligjbërjes që e njeh korniza ligjore e Kosovës;

2. Buxheti i vitit 2024 nuk siguron zhvillim, është stagnues dhe me ndarje politike dhe elektorale;

3. Rritja ekonomike prej 3.5% e cila është me ulëta, tregon që ky buxhet nuk është zhvillimor. Këtë e konfirmojnë edhe raporte ndërkombëtare: raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe ai i fundit i BE-së;

4. Buxheti i vitit 2024 është rritur vetëm për 102 milionë euro, që nënkupton se ky buxhet nuk është me rritje, por me ulje, për shkak se një masë e madhe buxhetore është bartë prej vitit 2023;

5. Buxheti i vitit 2024 nuk parasheh efekte reale, as në pagat në sektorin publik, e as në ekonominë dhe zhvillimin e sektorit privat në Kosovë;

6. Mungon buxhetimi i kontratës kolektive, që si rrjedhojë, kjo mund të sjellë të gjitha komunat në një bankrotim dhe dobësim të investimeve kapitale të cilat i bëjnë komunat;

7. Nuk parashihet as edhe një investim i drejtpërdrejtë i huaj kapital, në të njëjtën kohë 78 milionë euro ka kontraktim me negocim (kontraktim konfidencial të fshehtë);

8. Financimi i projekteve në këtë buxhet, në shumicën e rasteve, është financim minimal, që nënkupton se Qeveria ka qasje armiqësore ndaj komunave dhe nuk dëshiron zbatimin, respektivisht jetësimin e projekteve, duke alokuar buxhet minimal, e në disa raste edhe duke larguar;

9. Pagat – ulja apo rritja e tyre po e shtynë eksodin masiv. Pra, efekti se ky buxhet nuk siguron zhvillim dhe është stagnues, po ashtu shtyn një eksod masiv;

10. Buxheti i vitit 2024 është buxheti, i cili e saboton aspektin e sigurisë së Kuvendit.Pesë kërkesa konkrete për amandamentim:1. Kërkesa e parë vjen nga përfaqësuesit e sindikatave të sektorit publik për ngritjen e koeficientit nga 105 në 129;2. Amandamenti për një vijë buxhetore për dëmet natyrore që mund të vijnë;3. Amandamenti për kontratën kolektive;4. Ligji i Buxhetit 2024 të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, duke u bazuar në dy parametra: në diskriminimin politik dhe denigrimin e disa komunave;5. Të trajtohet në Prokurori rasti i 78 milionë eurove të investimeve kapitale.

/GazetaSinjali/