Arzana Kraja është regjisorja kosovare që është gjetur sot pa shenja jete në lagjen “Kalabria” të Prishtinës, merr vesh nga burimet Gazeta Sinjali.
Arzana është vajza e akademikut të njohur kosovar, Mehmet Krajës.
Lajmin për gjetjen e një trupi të pajetë mëngjesin e sotëm në Prishtinë, e ka konfirmuar policia për Gazetën Sinjali.
“Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një informatë, për një trup të pajetë në lagjen ‘Kalabria’ në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalur menjëher në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore”, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Policia po e trajton rastin si ‘vdekje e dyshimtë’.
Sipas burimeve, trupi i të ndjerës nuk është dërguar ende për obduksion në IML. /Gazeta Sinjali/