image Trupi i pajetë i shoferit, ende nuk është larguar nga vendi i ngjarjes

Siguri

Trupi i pajetë i shoferit, ende nuk është larguar nga vendi i ngjarjes

news image

Gazeta Sinjali po raporton vazhdimisht për ngjarjen tragjike që ndodhi në Gllogjan të Deçanit, ku  pas një atentati mbi një autobus me udhëtarë ka humbur jetën shoferi i autobusit dhe dy nxënës.

Bëhet e ditur se trupi i pajetë i shoferit po vazhdon të qëndrojë në vendin e ngjarjes ku edhe pritet të arrijë ekipi i Mjekësisë Ligjore i cili më pas do ta bëjë edhe tërheqjen e kufomës.

Deri më tani, zyrtarisht është bërë e ditur për tre të vdekur dhe disa të lënduar që po vazhdojnë të trajtohen në spitalin e Pejës.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë ekipet e forenzikës, njësitet policore si dhe prokuroria të cilat janë duke zhvilluar hetimet për ngjarjen tragjike që trondit vendin mbrëmjen e sotme. /GazetaSinjali/