image Trupi i pajetë i Heset Rrahmanit dërgohet për obduksion në IML

Siguri

Trupi i pajetë i Heset Rrahmanit dërgohet për obduksion në IML

news image

Sot, rreth orës 11:00 në afërsi të Hanit të Elezit, është gjetur trupi i pajetë i Heset Rrahmanit, qytetarit nga Komuna e Vitisë, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 14 janari, shkruan Gazeta Sinjali.

Trupi i pajetë i tij është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Mehmetali Hajdini, shef i operativës rajonale në Ferizaj.

“Rreth orës 11:00 kemi marrë informacion prej qytetarëve që dyshohet se në dalje të tunelit është rrokullisur një automjet. I kemi dërgu njësitet policore, kanë dalë dhe e kanë vërtetu ngjarjen, e kanë pa automjetin, i cili dyshohet se rreth 100 metra është rrokullisë edhe ka ra në një humnerë. Aty afër automjetit, diku rreth 5 ose 6 metra është gjetur një trup i pajetë. Pastaj, ne i kemi pasë dyshimet se është një person i zhdukur nga Komuna e Vitisë. Kemi kontaktuar me familjarët, janë ardhë në vendin e ngjarjes dhe e kanë identifiku kufomën”, tha Hajdini.

“Të gjitha njësitë relevante kanë qenë në vend ngjarje, të cilat janë asistu nga Forcat e Sigurisë së Kosovës për ta nxjerrë trupin e pajetë, për shkak se ka qenë terreni i papërshtatshëm. E kemi nxjerrë trupin dhe pas ekzaminimit ia kemi dorëzu Mjekësisë Ligjore të cilët e kanë dërgu në Prishtinë.”/Gazeta Sinjali/