image Trumpi tregon se a do t'ia heq sanksionet Turqisë

Botë

SHBA/ Trumpi tregon se a do t’ia heq sanksionet Turqisë

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, ka njoftuar se do t’i heqin sanksionet ndaj Turqisë, duke thënë se ai është informuar nga Ankaraja se armëpushimi i saj në ofensivën kundër kurdëve në Sirinë verilindore do të jetë i përhershëm.

“Sanksionet do të hiqen nëse nuk ndodh diçka për të cilën ne nuk jemi të kënaqur”, tha Trump.

Turqia tha të martën se nuk ka “nevojë” ta vazhdojë ofensivën e saj ushtarake kundër kurdëve sirianë, duke thënë se SHBA i ka thënë Ankarasë se tërheqja kurde nga kufiri verior i Sirisë është e plotë.

Turqia e bëri njoftimin e saj disa orë pas përfundimit të armëpushimit pesë-ditor në ofensivën ushtarake turke në zonën e sigurt kurde në veri të Sirisë.

Kurdët sirianë luftuan përkrah forcave amerikane kundër terroristëve të Shtetit Islamik. Por, Turqia i shikon ata si të lidhur me separatistët kurdë që luftojnë prej një kohe të gjatë për autonomi brenda Turqisë. Turqia i quan kurdët terroristë.

Turqia e nisi ofensivën e saj pasi Trumpi urdhëroi gati të gjitha forcat amerikane të tërhiqeshin nga Siria veriore dy javë më parë.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij turk, Rexhep Tayip Erdogan, arritën një marrëveshje të martën mbi kontrollin e përbashkët të rajonit kufitar sirian. Sipas marrëveshjes, luftëtarët kurdë do të mbahen 30 kilometra nga i gjithë kufiri turko-sirian prej 440-kilometrash, dhe do të tërhiqen nga qytetet Manbij dhe Tel Rifaat./Gazeta Sinjali/