image Trump pezullon ndihmën për projekte të jashtme - Sinjali

Trump pezullon ndihmën për projekte të jashtme

news image

“CNN” raporton se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka pezulluar ndihmën e jashtme derisa Zyra e Shtëpisë së Bardhë për Menaxhim dhe Buxhet të rishikojë të hollat që nuk janë shpenzuar.

Kritikët kanë shprehur shqetësim se një gjë e tillë mund të ndikojë me ndërprerje të programeve globale për shëndetësi, ruajtje të paqes, kontrollin e narkotikëve dhe ndihmën për zhvillim, pavarësisht pse buxheti është miratuar nga Kongresi.

Rishikimi është bazuar në një letër që Zyra e Shtëpisë së Bardhë më 3 gusht i ka dërguar Departamentit amerikan të Shtetit, dhe Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Fondi që tashmë është vënë në pikëpyetje është në vlerë të 2 deri në 4 miliardë dollarëve, ka thënë një zyrtar i USAID-it për “CNN”./Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: