Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka propozuar që amerikanët thjesht duhet të mbulojnë aeroplanët luftarakë me flamuj kinezë dhe të sulmojnë Rusinë, duke thënë se kjo do t’i shtyjë rusët dhe kinezët të luftojnë njëri-tjetrin.
Duke iu drejtuar donatorëve kryesorë të Komitetit Kombëtar Republikan mbrëmë në New Orleans, Trump iu referua sërish luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Trump parashtroi idenë se do të ishte mirë që SHBA-ja të maskonte aeroplanët luftarakë F-22 me flamuj kinezë dhe të bombardonte “m… rus”, sipas një audio-regjistrimi audio të publikuar nga gazetari i Washington Post, Josh Dawsey.
“Dhe pastaj ne themi, Kina e bëri atë, ne jo. Pastaj ata fillojnë të debatojnë me njëri-tjetrin dhe ne ulemi e shikojmë”, shtoi Trump.
“Nën Bush, Rusia pushtoi Gjeorgjinë. Nën Obamën, Rusia pushtoi Krimenë dhe nën Biden, Rusia pushtoi Ukrainën. Unë mbeta i vetmi president i SHBA-së në shekullin XXI që Rusia nuk sulmoi askënd”, përfundoi ai.