image Trump shfuqizon sanksionet ndaj Turqisë

Botë

Trump shfuqizon sanksionet ndaj Turqisë

news image

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka njoftuar se do të heqë sanksionet ndaj Turqisë pasi njoftimit për ndërprerjen e ofensivës ndaj kurdëve sirianë, transmetojnë mediat botërore.

“Lërini të tjerët të luftojnë mbi atë rërë të përgjakur. Sanksionet do të rivendosen nëse ndodh diçka që ne nuk jemi të kënaqur “, porositi Trump.

Informacioni vjen pasi Rusia dhe Turqia kanë rënë dakord të garantojnë një armëpushim përgjatë kufirit sirian, ku vendosen trupat ruse, raporton BBC.

Trump gjithashtu theksoi se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e siguroi atë se luftimet do të pushonin në rajon dhe se armëpushimi i rënë dakord kohët e fundit do të jetë i përhershëm.

Sanksionet amerikane u vendosën javën e kaluar në përgjigje të ofensivës së fundit të Turqisë kundër luftëtarëve kurdë, të cilët konsiderohen terroristë nga autoritetet turke, të cilët kanë qenë aleatët kryesorë të SHBA-së në luftën kundër Shtetit Islamik./Gazeta Sinjali/