image Trump nuk do të marrë pjesë në dasmën e djalit, përmend angazhimet shtetërore

Botë

Trump nuk do të marrë pjesë në dasmën e djalit, përmend angazhimet shtetërore

news image

Presidenti amerikan, Donald Trump përmes një postimi në “Truth Social” ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në dasmën e djalit të tij.

Ai shkruan se për arsyen e punës së tij dhe dashurisë së tij për SHBA-të i duhet të qëndrojë në Uashington.

“Ndërkohë që doja shumë të isha me djalin tim, Don Jr., dhe anëtaren më të re të familjes Trump, gruan e tij të ardhshme, Bettina, rrethanat që lidhen me qeverinë dhe dashuria ime për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk më lejojnë ta bëj këtë. Mendoj se është e rëndësishme për mua të qëndroj në Uashington, DC, në Shtëpinë e Bardhë gjatë kësaj periudhe të rëndësishme kohore. Urime Donit dhe Bettinës”, shkruan ai.

Djali i madh i presidentit amerikan do të martohet me modelen dhe influencuesen Bettina Anderson nga Palm Beach në një ishull të vogël në Bahamas. Kjo do të jetë martesa e dytë e Donald Trump Jr.

Ai ishte i martuar më parë me Vanessa Trump për 12 vjet, nga e cila u divorcua në vitin 2018. Vanessa Trump njoftoi dje se është diagnostikuar me kancer në gji.

Trump Jr. më parë ishte i fejuar me Kimberly Guilfoyle, ambasadoren aktuale të SHBA-së në Greqi dhe ish-gruan e Guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom, nga viti 2020 deri në vitin 2024.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/