image Hekuran Murati në Durrës, deputetët u përplasën për mosprezencën e tij

Politikë

Hekuran Murati në Durrës, deputetët u përplasën për mosprezencën e tij

news image

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, sot nuk mori pjesë në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, në shqyrtimin e Raportit të Auditorit të Përgjithshëm për Raportin Vjetor Financiar të Buxhetit të Kosovës për vitin 2021.

Ministri i Financave, sipas kryetares së Komisionit, Hykmete Bajrami, tash e 10 ditë më parë ai e kishte konfirmuar ardhjen, por që në mbledhjen e mbajtur sot nuk ishte prezent.

“Asnjë njoftim nuk ka pasur nga stafi i Ministrisë së Financave. Sot një njoftim e kemi parë në media se ministri Murati është në Shqipëri, përkatësisht në portin e Durrësit”, u shpreh ajo.

Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka thënë se është e pakuptimtë që të shqyrtohet raporti pa prezencën e ministrit Murati.

Në këtë komision, Beqa ngriti çështjen se në atë raport ka të gjetura për t‘u dërguar në prokurori.

Ai gjithashtu ka përmendur edhe ndaljen e pagave për grevistët.

Deputetja e VV-së, Mirlinda Sadiku ka arsyetuar mungesën e Muratit dhe i ka quajtur paragjykime deklaratat e kryetares Hykmete Bajrami.

Edhe pse mbledhjen e Komisionit e mbylli kryetarja Bajrami, vazhdimin e mbledhjes e vazhdoi nënkryetarja Arta Bajraliu nga Lëvizja Vetëvendosje.

/GazetaSinjali/