image Durant mungon në "All Star Game", ja kush do ta zëvendësojë

Basketboll

Durant mungon në “All Star Game”, ja kush do ta zëvendësojë

news image

Kevin Durant nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e ‘All Star’ për këtë vit.

Basketbollisti i Brooklyn Nets, Kevin Durant ishte lojtari më i votuar në konferencën lindore të NBA.

Ai është zgjedhur kapiten, dhe do të ishte kundër lojtarit tjetër më të votuar që vjen nga konferenca perëndimore, LeBron James.

Megjithatë, Durant do të humb këtë ndeshje si pasojë e një dëmtimi.

Tani, në vend të basketbollistit të Brooklyn-it në pesëshen startuese do të angazhohet Jayson Tatum i Boston Celtics.

Tatum regjistron 25.6 pikë për ndeshje dhe 8.5 kërcime për ndeshje këtë sezon.

Përderisa në bankën rezervë do të hyjë, i riu Lamelo Ball, anëtari i Charlotte Hornets. /Gazeta Sinjali Sporti/