image Trump me urdhër të prerë: Bëni sa më shumë testime, nuk dua justifikime

Botë

Koronavirusi/ Trump me urdhër të prerë: Bëni sa më shumë testime, nuk dua justifikime

news image

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë epiqendra e re e koronavirusit me numrin më të lartë të të infektuarve dhe viktimave. Presidenti Donald Trump ka marrë masat dhe i ka thënë kryetarëve të shteteve të Amerikës që është përgjegjësia e tyre për të bërë sa më shumë testime.

Ky urdhër vjen pasi disa shtete u ankuan se testet e dhëna nga Shtëpia e Bardhë nuk përdoreshin.

Në një postim të bërë në Twitter mbrëmjen e kaluar, presidenti Trump shkroi: “Kryetarë, merrni programet e testimeve për shtetet tuaja. Bëhuni gati, gjëra të mëdha po vijnë. Nuk dua justifikime. Qeveria federale është këtu për të ndihmuar. Ne po bëjmë testime më shumë se çdo shtet tjetër i botës. Gjithashtu, pajisuni me maska fytyre”.

Komentet e fundit të Trump vijnë disa ditë pasi qeveria federale bleu makineri për testimin e shpejtë të koronavirusit, të cilat japin rezultate brenda 15 minutash. Shpërndarja e tyre në shtetet e Amerikës filloi javën e kaluar. /Gazeta Sinjali/