Skuadra e mirënjohur greke, Olimpiakos, po akuzohet për trukim të një ndeshje, e cila mund të jetë fatale për të ardhmen e skuadrës.
Bëhet fjalë për vitin 2015, saktësisht për ndeshjen e kampionatit grek kundër skuadrës së Atromitos, e cila u mbyll me fitore te Olimpiakosit me 2-1.
Sipas medieve greke, në gjithë këtë janë të përfshirë 15 persona, duke përmendur edhe trajnerin e atëhershëm të skuadrës së Atromitos, Rikardo Sa Pinto.
Nëse këtë persona gjenden fajtorë, Olympiakos dhe Atromitos do të dërgohen në liga më të ulëta në Greqi, ndërsa presidentët e klubeve përveç burgut, do t’u ndalohet edhe pjesëmarrja në aktivitetet e futbollit, gjë e cila vë në pikëpyetje edhe të ardhmen e këtyre dy skuadrave.