image Trudeau zotohet se do të ndalojë përdorimin e pushkëve

Botë

Kanadë/ Trudeau zotohet se do të ndalojë përdorimin e pushkëve

news image

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, është zotuar se do të ndalojë përdorimin e pushkëve, por jo edhe të armëve tjera, duke thënë vetëm se do t’iu ndihmonte qyteteve për të kufizuar përdorimin e pistoletave.

“Juve nuk ju duhet një armë e kategorisë ushtarake, e tillë që është e dizajnuar për të vrarë shumë njerëz në një kohë shumë të shkurtër, për të vrarë një dre”, citohet të ketë thënë ai në një konferencë për media.

Gjatë këtij viti në Toronto të Kanadasë, është raportuar për 311 të shtëna me armë zjarri, duke e rritur numrin e sulmeve të dhunshme tre herë më shumë nga viti 2014.

Reuters raporton se në gjithë Kanadanë, mbi dy mijë persona kanë qenë viktima e të shtënave me armë zjarri në vitin 2017 në krahasim me2013.

Në shumicën e sulmeve, fajtorë janë cilësuar personat që kanë pasur armë pa leje.

Propozimi i Trudeaus parasheh ndalimin e pushkëve gjysmë-automatike.

Dhuna e lidhur me armët e zjarrit në Kanada është në shkallë më të ulët në krahasim me Shtetet e Bashkuara, mirëpo ky problem është kthyer në temë kyçe para zgjedhjeve nga kryetarët e Torontos dhe Montrealit, të cilët janë duke kërkuar masa më të rrepta për krimet e kryera me armë zjarri.

Në Kanada më 21 tetor do të mbahen zgjedhjet federale./Gazeta Sinjali/