image Vrasësi serik që tronditi Francën për dekada të tëra zbulohet se është një ish-ushtar

Evropë

Vrasësi serik që tronditi Francën për dekada të tëra zbulohet se është një ish-ushtar

news image

Për vite me radhë, krimet e një vrasësi të njohur serik, u hetuan nga një skuadër e madhe në kryeqytetin francez.

Por tashmë hetimet kanë marrë një drejtim tjetër. Një ish-oficer i policisë ushtarake ka zbuluar në një letër të lënë para se të vetëvritej se ishte pikërisht ai vrasësi i njohur me nofkën “Le Grele” (Njeriu me shenja).

Mes rreshtash, ish-ushtaraku François V ka pranuar përgjegjësinë për vrasjet që tronditën Parisin nga vitet 1980-1990.

Testet e ADN-së duhet të konfirmojnë ende nëse François është “Le Grele”, por rrëfimi i tij mund të çojë në mbylljen e një prej dosjeve më të vështira në Francë.

Vrasësit që frikësonte çdo francez në ato vite iu vendos emri në bazë të fytyrës së tij, e cila ishte e mbushur me akne.

Mes krimeve më të rënda për të cilat ai akuzohet është vrasja e një 11 vjeçareje. Ajo u shpall e humbur në vitin 1986 në qytetin e Fontainebleau, ku më pas trupi i saj u gjet në qilarin e apartamentit ku jetonte.

Ndërkohë që shumë pak të dhëna kanë dalë për ish-oficerin, Le Parisien raporton se François V ishte një 59 vjeçar, pjesë e policisë së ushtrisë franceze.

Sipas gazetës, në mesazhin e tij të fundit ai tregon se në vitet kur kreu vrasjet nuk ishte në gjendje të mirë mendore./GazetaSinjali/