Turqia është tronditur nga një sulm i tmerrshëm terrorist. Mediet e huaja raportojnë se një shpërthim i fuqishëm me eksploziv ka ndodhur në zonën Kulp të Dijarbakirit, duke vrarë 4 civilë dhe plagosur 13 të tjerë.
Mediet turke raportojnë se një eksploziv i punuar me dorë, vendosur nga anëtarët e organizatës terroriste PKK, ka shpërthyer gjatë kalimit të një automjeti civil që transportonte punëtorët e pyjeve.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur një numër i madh i ambulancave dhe policia.