image Tronditet sporti kosovar: Vdes kreu i kësaj federate

Sporte të tjera

Tronditet sporti kosovar: Vdes kreu i kësaj federate

news image

Këto janë efektet në shëndetin tuaj nëse punoni me orë të zgjatur

Sporti kosovar është tronditur me një lajm të orëve të fundit. Ka ndërruar jetë kryetari i Federatës së Badmintonit të Kosovës, Jeton Nebihu.

Me këtë rast, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Nebihu dhe komunitetit sportiv.

Postimi i Komitetit Olimpik të Kosovës

Telegram ngushëllimi për vdekjen e Jeton Nebiut

E nderuara familje e Jeton Nebiut, e nderuara Federatë e Badmintonit të Kosovës

Me dhimbje dhe pikëllim të thellë mësuam lajmin tronditës për ndarjen nga jeta të Jeton Nebiut, kryetar i Federatës së Badmintonit të Kosovës.

Brenda një viti e gjysmë, krejt papritur, ikën nga kjo botë, tre kryetarë federatash, duke na lënë thellësisht të pikëlluar dhe shumë të mërzitur!

Jetoni me shokë formuan Federatën e Badmintonit të Kosovës dhe brenda disa muajëve e konsoliduan këtë sport duke organizuar kampionate, duke mbajtur kurse për trajnerë, për referë dhe për administratorë të sportit!

Në mendjet tona do të ruhet përgjithmonë kontributi i Jetonit, përkushtimi, sjellja e mirë dhe vizioni i qartë si kristali për ardhmërinë e sportit të badmintonit!

Në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe gjithë Lëvizjes Olimpike në Kosovë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes së tij, Federatës së Badmintonit të Kosovës, miqve dhe gjithë dashamirësve të sportit.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Besim Hasani

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës