image Tronditet Holanda, Koeman shtrohet me urgjencë në spital

Futboll

Futboll/ Tronditet Holanda, Koeman shtrohet me urgjencë në spital

news image

Trajneri i Holandës, Ronald Koeman është shtruar në spital në Amsterdam për shkak të problemeve në zemër, njofton agjenti i tij, Rob Jansen.

Përpara se të bëhej trajner, Koeman ka qenë dhe futbollist. Ai ka luajtur me Barcelonën, Evertonin, Southempton, etj.

Gjithsesi, trajneri holandez nuk vuajti dëmtim serioz dhe do të kthehet në shtëpi ditën e nesërme, deklaroi gruaja e tij Bartina për “De Telegraaf”.

Ndërsa, agjenti Jansen shpjegoi se shqetësimet e Koeman erdhën teksa ai ishte për çiklizëm dhe kishte ndier dhimbje në gjoks, prandaj dhe u dërgua shpejt në spital.