Afrika e Jugut ka bërë surprizën më të madhe në ndeshjet e fundit në grupin, ku ajo ndodhet. Afrikano-jugorët arritën të mposhtin Korenë e Jugut me rezultatin 1-0, në një sfidë tepër të luftuar.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-0, teksa asnjëri ekip nuk gjeti dot rrugën e rrjetës. Në pjesën e dytë, Afrika e Jugut gjeti golin e avantazhit me Masekon në minutën e 63-të të takimit. Sulmuesi shënoi një gol tepër të bukur në portën kundërshtare.
Afrikano-jugorët arritën të mbajnë avantazhin deri në fund, duke mbyllur fazën e grupeve në vendin e dytë.
Kështu, Afrika e Jugut shkon për herë të parë në histori në fazën me eliminim direkt. Bashkë me të, e kualifikur është edhe Meksika, që fitoi lehtësisht 3-0 përballë çekëve, me këta të fundit që u eliminuan.
Koreja e Jugut me tre pikë duhet të presë skuadrat e treta të grupeve të tjera, për të mësuar nëse do vijojë më tej.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!