image Tronditet Barcelona: Përfundon sezoni për Gavin, kaq muaj do të mungojë spanjolli

Futboll

Tronditet Barcelona: Përfundon sezoni për Gavin, kaq muaj do të mungojë spanjolli

news image

Barcelona ka marrë një tronditje ditën e sotme pasi u njoftua për shkallën e lëndimit të mesfushorit të tyre, Gavi.

Siç raporton gazetari i famshëm, Fabrizio Romano, Gavi tashmë ka humbur sezonin.

Gavi raportohet se ka këputur ACL-në dhe është prekur edhe menisku i gjurit, ku do të mungojë 7-9 muaj.

Ai pritet të humbasë gjithashtu edhe Euro 2024 – dhe pritet të rikthehet për para-sezonin 2024/2025.

Spanjolli u detyrua të largohej në pjesën e parë të ndeshjes së së dielës me Gjeorgjinë dhe dukej se kishte dhimbje të vërteta teksa doli nga fusha.

Pas ndeshjes reagoi edhe trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente i cili përkundër fitores tha se pas lëndimit të Gavit u duk sikur ata humbën.

“Në dhomën e zhveshjes, duket sikur humbëm. Jemi të shkatërruar, lëndimi i Gavi është i rëndë dhe është moment i vështirë për të gjithë ne. Ishte një aksident dhe një fatkeqësi, por Gavi ishte i aftë për të luajtur, si gjithë të tjerët”, deklaroi ai.

/GazetaSinjaliSport/