image 'Tundohet' Gavi, tifozja e Barçës ia dhuron spanjollit numrin e saj të telefonit - VIDEO

Futboll

‘Tundohet’ Gavi, tifozja e Barçës ia dhuron spanjollit numrin e saj të telefonit – VIDEO

news image

Mesfushori i Barcelonës Gavi është prezantuar sot me kontratën e re të firmosur.

Spanjolli ka nënshkruar kontratë të re me Barcelonën deri në qershor 2026 me klauzolë lirimi prej 1 miliard euro.

Gjatë prezantimit, teksa po nënshkruante një një logo të Barcelonës, aty është parë një tifoze e cila – siç shihet në një video – po i jepte numrin e saj të telefonit mesfushorit blaugranas, përcjell Sinjali Sport.

Ajo më pas shfrytëzi rastin që edhe të bënte një foto me të riun e Barçës.

/GazetaSinjaliSport/