image Xavi i prerë: Nuk lejojmë që Araujo dhe Xavi të largohen

Futboll

Xavi i prerë: Nuk lejojmë që Araujo dhe Xavi të largohen

news image

Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka folur për rëndësinë e Ronald Araujos dhe Gavit në planet e tij, duke deklaruar se klubi “nuk mund të lejojë” që asnjëri prej tyre të largohet.

Araujo, i cili fillimisht nënshkroi për rezervat e Barçës në vitin 2018, ka qenë në formë të jashtëzakonshme në La Liga këtë sezon, shkruan Sinjali Sport.

Gavi, ndërkohë, është një produkt i akademisë së famshme ‘La Masia’, që do të thotë se ai është i përgatitur mirë në llojin e futbollit me pasime të shpejta, të bazuara në posedim, që tifozët Blaugrana kanë pritur nga ekipi i tyre.

Përpara një përplasjeje të vështirë të Ligës kundër Sevillas së vendit të dytë, Xavi tha për Araujo dhe Gavi: “Ata janë shumë të rëndësishëm. Klubi nuk mund të lejojë që asnjëri prej tyre të largohet. Ata janë futbollistë të jashtëzakonshëm. Mendoj se rinovimet e tyre janë çështje kohe. Dua të mendoj se ata të dy do të qëndrojnë dhe do të arrijnë një marrëveshje me klubin. Unë jam optimist“, është shprehur Xavi.

Të dy lojtarët kanë kontratë deri në vitin 2023, kështu që ka ende shumë kohë për ta lidhur dyshen me marrëveshje afatgjata.

/GazetaSinjaliSport/