image Tronditëse: 22-vjeçari në Greqi vret shokun e ngushtë se i mori të dashurën

Rajon

Tronditëse: 22-vjeçari në Greqi vret shokun e ngushtë se i mori të dashurën

news image

Greqia është tronditur nga një krim i rëndë i një 22-vjeçari, i cili në sheshin e fshatit Ano Kamila theri shokun e tij 20-vjeçar, transmeton Gazeta Sinjali.

22-vjeçari, në orët e para të ditës së sotme, sulmoi dhe plagosi për vdekje të riun 20-vjeçar, sepse ai i mori të dashurën dhe u zhduk në drejtim të paditur

Autori kishte vizituar rregullisht fshatin Ano Kamila, pasi gjyshi i tij nga ana e nënës jeton atje. Policia greke ka arritur të neutralizoj autorin në vendin ku fshihej dhe e arrestoi, duke e transferuar në Drejtorinë e Policisë Serres.

Mediat greke shkruajnë se vrasësi i dyshuar i 20-vjeçarit ka ngarkuar në mediat sociale foto dhe video me thikën që përdori për të vrarë të riun.

Në foto, autori i krimit, i zhveshur nga beli lart, mban një thikë dhe shkruan si koment se “Sa herë që ther dikë ngre sytë” , që do të thotë se i riu mund ta ketë postuar foton e tij pasi vrau shokun e tij.

Përveç fotografisë rrëqethëse ka një video në të cilën autori e mban thikën dhe në një moment e fokuson atë në kamerën e tij të telefonit.

Sipas informacioneve, 22-vjeçari është fëmijë i një familje me probleme, prindër të divorcuar dhe ai shpesh dëbohej nga shkolla për shkak të sjelljes. Disa muaj më parë ai kishte përfunduar shërbimin ushtarak, në të cilin kishte qenë përsëri problematik.

/Gazeta Sinjali/