image Tronditëse: 11-vjeçarja u dhunua e u keqtrajtua seksualisht nga mëngjesi deri në mbrëmje, prej një hoteli në tjetrin gjashtë të dyshuarit abuzuan me të
[wp-story id="814678"]

Siguri

Tronditëse: 11-vjeçarja u dhunua e u keqtrajtua seksualisht nga mëngjesi deri në mbrëmje, prej një hoteli në tjetrin gjashtë të dyshuarit abuzuan me të

news image

11-vjeçarja e cila dyshohet se u dhunua nga pesë persona në fund të muajit gusht, dyshohet se ishte trafikuar e dhunuar edhe nga gjashtë persona të tjerë në muajin qershor. Sinjali raportoi ekskluzivisht se të dyshuarit që u kapën gjatë ditës së djeshme janë: Liridon Gashi, Blendin Sadiku, Gezim Sadiku, Driton Rrahmani, Muhamet Restelica, Flamur Sadiku dhe Muhamet Sadiku.

Ndërkohë janë zbuluar detaje tronditëse për këtë akt çnjerëzor, që ndodhi më 21 qershor, ku që nga orët e mëngjesit e deri në mbrëmje vajza u keqtrajtua seksualisht nga të dyshuarit.

Sinjali ka mësuar nga burimet brenda Prokurorisë se gjithçka dyshohet se nisi me Driton Rrahmanin, i cili sipas informacioneve të para fillimisht e dhunoi të miturën, e më pas e trafikoi, duke e vënë në kontakt me të dyshuarit e tjerë, të cilët e dhunuan po ashtu vajzën.

Ky rast makabër dyshohet se është kryer në disa motele të ndryshme të vendit, ku 11-vjeçarja përjetoi tmerr nga të dyshuarit, thonë tutje burimet e njëjta.

Të dyshuarit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe për të njëjtit do të ndërmerren veprimet e mëtejme procedurale ligjore.

Ndryshe, edhe nga Prokuroria është konfirmuar se në qershor të këtij viti, e mitura fillimisht është raportuar në stacionin policor në Prishtinë si person i zhdukur, e më pas e njëjta është gjetur e intervistuar në prezencë të punëtores sociale dhe mbrojtësit të viktimave, si dhe ishte dërguar në strehimore.

Kujtojmë se Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për rastin e dhunimit të të miturës në muajin gusht dhe më pas nga avokati Besnik Berisha u zbulua se vajza ishte trafikuar e shfrytëzuar edhe më parë, çka aktivizoi shtetin që t’i kap të dyshuarit e përfshirë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/