image Pengonte pamjen e Akropolit, qytetarët urdhërojnë hotelin me 5 yje t'i shembë dy katet e taracës

Botë

Greqi/ Pengonte pamjen e Akropolit, qytetarët urdhërojnë hotelin me 5 yje t’i shembë dy katet e taracës

news image

Një betejë mbi të drejtën për të shijuar pamje që të ofron Akropoli është fituar nga banorët e Athinës me një hotel me pesë yje.

Pas një viti protestë dhe peticionesh në organet kompetente greke, pronari i hotelit është urdhëruar të shembë dy katet e fundit, me qëllim që banorët që jetojnë në atë zonë të kenë mundësi të shijojnë pamjen e qytetit-kështjellë, i vendosur në një ngritje shkëmbore mbi qytetin e Athinës.

Siç shkruan ‘The Guardian’, hoteli 10-katësh në pronësi të Coco-Mat, po përballet me vendimin historik, pasi banorët e zemëruar e çuan çështjen në gjykatën më të lartë të vendit.

“Ishte një vendim shumë i guximshëm,” tha kryebashkiaku i Athinës Kostas Bakojanis për vendimin e këshillit qendror arkeologjik të Greqisë (KAS), organi i lartë këshillimor i vendit për ruajtjen e antikiteteve antike.

“Akropoli është zemra dhe shpirti ynë, një pjesë thelbësore e trashëgimisë sonë kulturore. Është shumë e rëndësishme që të gjithë ta shijojnë atë “, shtoi kryebashkiaku.

Mësohet se vendimi erdhi pas më shumë se një viti proteste , ndërsa në prill banorët në Makriyianni, në jug të Akropolit, shtuan dozat e luftës, duke nisur një peticioni në internet, duke i kërkuar qeverisë greke të qendrës së djathtë të ruajë zonën e deklaruar arkeologjike. Brenda ditëve firmosën 23,000 njerëz.

Pas gjashtë orësh debati të zhvilluar përmes telekonferencës, komiteti i ekspertëve erdhi në përfundimin unanim se ndërtesa shumëkatëshe, por edhe shumë fitimprurëse për biznesin të zbatojë kërkesën e banorëve, si dhe në emër të mbrojtjes së simbolit të demokracisë perëndimore.

“Kur Akropoli dëmtohet, në thelb qytetërimi ynë dëmtohet. Akropoli është një simbol. Nuk është thjesht një monument”, tha Lina Mendoni, ministria greke e kulturës, duke detyruar kështu që ndërtesa të shembet pjesërisht, me kusht që nga 31 metra të ulet në jo më shumë se 24 metra. /Gazeta Sinjali/