image Shtëpia e Nelson Mandelës bëhet hotel

Botë

Shtëpia e Nelson Mandelës bëhet hotel

news image

Shtëpia e mëparshme e Nelson Mandelës tani është kthyer në një hotel.

Vizitorët do të mund të përjetojnë çaste nga jeta e liderit të ndjerë të Afrikës së Jugut në Johanesburg, shkruan EuroNews, transmeton Gazeta Sinjali.

Godina është e rrethuar nga kopshte dhe hapësira të mbushura me ekspozita të kuruara në mënyrë perfekte që ngjallin kujtimet e fituesit të Çmimit Nobel për Paqe.

Duam t’ju tregojmë anë të Madibës që nuk i keni parë ndonjëherë, gjithashtu edhe t’ju mësojmë disa gjëra që mbase si keni ditur më parë. Është dhe një prezantim për Fondacionin ‘Nelson Mandela’, në arkivin e së cilit ndodhen vepra të bukura arti dhe kjo është një mundësi për t’i ekspozuar këto vepra”, ka deklaruar menaxheri i përgjithshëm, Dimitri Maritz.

Nelson Mandela pëlqente ushqimet e thjeshta, si çomlekun, e ndërsa shijet e vakteve që ai pëlqente tani shërbehen në hotel.

Po gatuajmë pulë të ëmbël të cilën ai e adhuronte dhe kur ia servirnim ai kishte dëshirë t’i përdorte duart dhe jo pirunë dhe thika. Ai kishte dëshirë të përdorte duart për ta shijuar sa më mirë ushqimin, pasi dhe në kulturën tonë, serviset nuk ekzistojnë”, tha Xoliswa Ndoyiya, ish-kuzhinieri personal i Nelson Mandela.

Hoteli u hap zyrtarisht në shtator të 2021 dhe në të përfshihen nëntë dhoma gjumi, duke përfshirë suitën presidenciale, dy dhoma takimesh, restorant, bar, pishinë dhe një kopsht të mrekullueshëm.

Çdo cep i hotelit është parashikuar të ofrojë kombinimin e përsosur të qetësisë, trashëgimisë dhe përvojave shpirtërore./GazetaSinjali/