Rastet e abuzimit, dhunimit apo dhe vrasjes së grave sa vijnë edhe shtohen në Turqi.
Në krah të organizatave të ndryshme për mbrojtjen e grave janë vendosur edhe personazhe te famshme duke treguar historitë e tyre.
Më e fundit është aktorja Melisa Döngel, e cila ka ndarë historinë e saj në media.
Aktorja e famshme e serialeve si “Sen Çal Kapim?” dhe “Ask Mantik Intikam” ka treguar se është dhunuar dhe abuzuar seksualisht nga babai i saj në moshën 15 vjeçare.
Kur i tregoi së ëmës ajo nuk e besoi në fillim dhe ai i kërkoi asaj që të mos i thoshte asgjë askujt.
Ajo ka treguar gjithashtu se ka marrë ndihmë psikologjike për një kohë të gjatë pasi traumat e kaluara ishin shumë të mëdha.
Edhe pse fillimisht ëndrra e saj ka qenë të studionte psikologji, aktorja e famshme ka treguar se aktrimi i duket shumë i ngjashëm më psikologjinë dhe e ndihmoi të dilte nga errësira e të qëndronte në këmbët e veta për të nisur një jetë të re.
Historia e Döngel është bërë e njohur dhe pas përplasjeve që ka pasur me të atin dhe tani që ai është ne burg.
Aktorja ka kërkuar kujdestarinë e motrës 17 vjeçare për të shmangur përsëritjen e historisë, por i ati nuk e ka lejuar dhe ka thënë se vajzën mund ta mbajë vetëm e ëma.
Mamaja e aktores jeton në Rusi dhe e ka dërguar vajzën sërish tek e motra pasi nuk mundej të kujdesej për të. /Gazeta Sinjali/