Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas shpërthimit me tritol në banesën e Armand Dukës në Durrës. Basha tha se zhvillimet rreth FSHF-së tregojnë degradimin e një pushteti të korruptuar që qëllim ka zaptimin me çdo mjet.
Ai thekson se strategjia e tensionit e shpalosur ditën e sotme, kulmoi me eksplozivin e vendosur këtë mbrëmje në banesën e familjes Duka
“Zhvillimet rreth FSHF-së, tregojnë edhe njëherë degradimin e një pushteti të korruptuar që qëllim të vetëm ka zaptimin me çdo mjet, të çdo institucioni.
Strategjia e tensionit e shpalosur ditën e sotme, që kulmoi me eksplozivin e vendosur këtë mbrëmje në banesën e familjes Duka duhet të ndërpritet me urgjencë dhe drejtësia të mos qëndrojë duarkryq”, shkruan Basha.
Zhvillimet rreth FSHF-së, tregojnë edhe njëherë degradimin e një pushteti të korruptuar që qëllim të vetëm ka zaptimin me çdo mjet, të çdo institucioni. Strategjia e tensionit e shpalosur ditën e sotme, që kulmoi me eksplozivin e vendosur këtë mbrëmje në banesën e familjes Duka.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta. Ai u bën thirrje institucioneve që të zbardhin me transparencë këtë ngjarje të rëndë.
“Dënoj me forcë aktin terrorist në familjen e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, z.Armando Duka dhe u bëj thirrje të gjithë institucioneve ligjzbatuese të zbardhin me transparencë këtë ngjarje shumë të rëndë.
Një akt i tillë kriminal, në vijim të dhunës verbale, shantazhit dhe presioneve publike, shton emergjencën për ndalimin sa më parë dhe nxjerrjen para drejtësisë të frymëzuesve dhe autorëve”, shprehet Meta.