image Tri ushqimet që nuk duhet t'i konsumoni nëse jeni të stresuar

Këshilla/ Tri ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni nëse jeni të stresuar

news image

Shumë njerëz vazhdimisht gjatë ditës përballen me stres dhe ankth. Ditët e lodhshme në punë apo disa komplikime në jetën private, shumë shpesh mund t’ju ngacomjnë nervat duke ju dhënë efekte negative.

Ka disa mënyra për të luftuar stresin, kështu duke përfshirë meditimin, yogan apo edhe duke u takuar me miq për të diskutuar rreth gjërave që ju shqetësojnë, transmeton Gazeta Sinjali.

Por, krahas problemeve apo ditëve të lodhshme në punë, janë disa ushqime që e nxisin stresin.

Ja cilat janë ato:

Kafja

Kafeina në kafe mund të të bëjë të ndihesh mirë në fillim, por pas disa minutash jep sinjale stresi. Kafeja gjithashtu pengon absorbimin e ‘adenosine’, e cila ndihmon për të mbajtur trupin të qetë.

Alkooli

Konsumimi i një sasie të madhe alkooli e shton nivelin e sheqerit në trup dhe ju pengon të flini. Nëse mbështeteni te alkooli për të zhdukur stresin, me kalimin e kohës, mund të ju shfaqen simptoma serioze të stresit.

Supat e konservuara

Supat e konservuara janë të mbushura me konservues dhe kripë, të cilat ju bëjnë të ndiheni më e dobët dhe më të lodhur. Gjithashtu, një produkt kimik Bisphenol A, i cili gjendet në shumë ushqime të konservuara, mund të shkaktojë disbalanca në tru, gjë që e rritë edhe më shumë nivelin e stresit./Gazeta Sinjali/