image Tri takime, këto janë ngjarjet që do të zhvillohen sot në Kosovë

Kosovë

Tri takime, këto janë ngjarjet që do të zhvillohen sot në Kosovë

news image

Për sot janë paralajmëruar tri takime të cilat do të mbahen gjatë ditës në Kosovë dhe përbëjnë kalendarin e sotëm ditor të ngjarjeve në vend.

Drejtoria për Ekonomi dhe Financa e Komunës se Prizrenit do të mbajë takim me shefat e grupeve të asamblistëve për të diskutuar për kërkesat dhe sugjerimet lidhur me investimet kapitale që rekomandohen të përfshihen në buxhetin e vitit 2021. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00).

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti takohet me kryetarët e komunave për t’u dakorduar për menaxhimin e pandemisë, përgatitjet për fillimin e vitit të ri mësimor dhe analizimin e efektit të masave ndaj COVID-19. (Ndërtesa e qeverisë, ora 11:00).

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pret në takim liderët e koalicionit qeverisës për t’i informuar për zhvillimet në procesin e dialogut dhe pritjet për takimin e Washingtonit, si dhe për të diskutuar për çështje të tjera në funksion të realizimit të programit qeverisës. (Ndërtesa e qeverisë, ora 15:00). /Gazeta Sinjali