image Tri skuadrat e NBA që kanë vlerë mbi katër miliardë dollarë

Basketboll

Basketboll/ Tri skuadrat e NBA që kanë vlerë mbi katër miliardë dollarë

news image

Liga amerikane e basketbollit, NBA është pa asnjë dyshim liga më atraktive e këtij sporti.

Përveç atraktivitetit, NBA dhe ekipet që janë në këtë ligë, kanë përfitime tejet të mëdha ekonomike.

Sipas ‘Forbes’, tri skuadra të kësaj lige kanë vlerë mbi katër miliardë dollarë.

Neë York Knicks edhe pse ka vite që nuk është një nga top ekipet e ligës, është skuadra më e shtrenjtë.

Knicks kanë vlerë 4.6 miliardë dollarë siç raporton ‘Forbes.  Ndërsa ekipi i dytë me vlerë është Los Angeles Lakers, që për momentin vlerësohet 4.4 miliardë dollarë.

Vendin e tretë e zë skuadra e njohur, Golden State Warriors, që vlen 4.3 miliardë dollarë. /Gazeta Sinjali/