image McGregor sportisti më i paguar në botë edhe pse vetëm një herë ishte në ring në vitin 2020

Sporte Luftarake

McGregor sportisti më i paguar në botë edhe pse vetëm një herë ishte në ring në vitin 2020

news image

Pavarësisht se u ndesh vetëm një herë gjatë vitit 2020 dhe madje edhe atë e humbi, Conor McGregor është emëruar si atleti më i paguar në botë nga ‘Forbes’, përcjell Sinjali Sport.

Shumica e përfitimeve të tij kanë ardhur nga aventurat përtej oktogonit, ku përfshihen marrëveshjet në bizneset e tij.

Sipas ‘Forbes’, McGregor ka bërë në total plot 180 milionë dollarë në vitin 2020. Ai bëri rreth 150 milionë nga shitja e brenditë të uiskit ‘Proper No. Twelve’.

McGregor është tash atleti i tretë në histori që ka fituar më shumë se 70 milionë jashtë sportit, duke iu bashkuar Roger Federerit dhe Tiger Woodsit.

Më poshtë, lista e top dhjetë atletëve që kanë përfituar më së shumti në vitin e fundit, sipas ‘Forbes’.

1. Conor McGregor – $180 million

2. Lionel Messi – $130 million

3. Cristiano Ronaldo – $120 million

4. Dak Prescott – $107.5 million

5. LeBron James – $96.5 million

6. Neymar – $95 million

7. Roger Federer – $90 million

8. Lewis Hamilton – $82 million

9. Tom Brady – $76 million

10. Kevin Durant – $75 million. /Gazeta Sinjali Sporti/