image Google shpërblen me 1000 dollarë shtesë punëtorët që punojnë nga shtëpia

Google shpërblen me 1000 dollarë shtesë punëtorët që punojnë nga shtëpia

news image

Google u ka dhuruar pagë shtesë prej 1 mijë dollarëve punonjësve që punojnë nga shtëpia gjatë kohës së pandemisë COVID-19.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Sundar Pichai ka njoftuar se kjo është bërë për t’i mbuluar kostot e pajisjeve.

Megjithatë, CEO ende beson se puna në zyra ka vlerë dhe kompania nuk është e gatshme të braktisë “kampuset” e kompanisë.

Duke filluar nga 6 korriku, “duke supozuar se kushtet e jashtme lejojnë, ne do të fillojmë të hapim më shumë ndërtesa në më shumë qytete”, shkroi Pichai në një letër për punonjësit. “Kjo do t’i japë mundësinë punëtorëve të Google që të kthehen në zyrë”.

Dhe siç shkruan Forbes, nga një numër i kufizuar i punonjësve do të kërkohet të kthehen në punën e zyrës këtë vit kalendarik dhe ata do të njoftohen deri më 10 qershor.

“Për të gjithë të tjerët, kthimi në zyrë do të jetë vullnetar deri në fund të vitit, dhe ne ju inkurajojmë që të vazhdoni të punoni nga shtëpia nëse mundeni”, citohet të ketë thënë ai.

Edhe pse kompania planifikon një politikë më fleksibël për punën në të ardhmen, Pichai theksoi vlerën e një zyre të Google.

“Kampuset tona janë krijuar për të mundësuar bashkëpunimin dhe komunitetin – në fakt, disa nga risitë tona më të mëdha ishin rezultat i takimeve të rastësishme në zyrë – dhe është e qartë se kjo është diçka që shumë prej nesh nuk duan të humbasin”, ka shkruar më tej ai./Gazeta Sinjali/