Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në Komunën e Kamenicës, tre persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Të identifikuarit janë, një nga fshati Karaçevë e Poshtme, Shipashnica e Epërme dhe nga Topanica.
Bilanci me COVID-19 në komunën e Kamenicës është ky: 184 raste të identifikuara, 151 të shëruar plotësisht, 20 raste aktive dhe 13 të vdekur. /Gazeta Sinjali/