Emocione të përziera e shoqërojnë çdo vizitë të 67-vjeçarit nga Vitia, te shtatorja e ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Ruhan Rramani nga Vitia thotë se Rugovën gjithmonë e kishte idhull. Sipas Rrahmanit, Kosova e ndjen mungesën e madhe të një presidenti siç ishte Rugova.
Ndërsa, thotë që politikanët e sotëm nuk krahasohen me të.
Rrahmani mërzitet edhe për faktin se asnjëherë nuk kishte pasur rastin ta takonte Rugovën.
Në në T7, Ruhani ka treguar se në ditën kur mori lajmin për vdekjen e Rugovës, nga mërzia i kishte marrë tri infuzione.