image Tri gra shtatzëna të prekura me koronavirus, një tjetër po testohet

Pandemia/ Tri gra shtatzëna të prekura me koronavirus, një tjetër po testohet

news image

Deri tani në Kosovë zyrtarisht janë tri gra shtatzëna të prekura me koronavirus dhe një tjetër është duke u testuar.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Gjinekologjisë, Jakup Ismaili.

“Rasti i parë është një grua në javën e 36 të shtatzënisë e cila është vetizoluar në shtëpinë e saj në Prishtinë, një tjetër grua poashtu 36 javëshe e cila po trajtohet në Klinikën Infektive si dhe rasti i tretë është një grua 25 javëshe nga Shtimja e cila po ashtu është vetizoluar në shtëpi. Po ashtu është edhe një grua shtatëzënë të cilës i janë marrë mostrat për testim edhe janë në pritje të rezultatit”, ka treguar Ismaili.

Doktor Jakupi tregoi se gjendja e tyre shëndetësore është stabile edhe e mirë.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë gruaja shtatzënë nga Gjakova, e cila ishte e prekur me koronavirus, teksa numri i të vdekurve në vend ka shkuar në 16./Gazeta Sinjali/