Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka thirrur konferencë për media gjatë ditës së sotme.
Konferenca do të mbahet nga ora 16:00 në selinë e Partisë, derisa nuk dihet se cila do të jetë tema e kësaj konference.
Kjo konferencë e PDK-së, vjen tri ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili i dha të drejtë dekretit të presidentit Hashim Thaçi, lidhur me mandatarin për kryeministër të Republikës së Kosovës./Gazeta Sinjali/