image Tri arsyet pse duhet ta zëvendësoni kafen me ҫajin e zi - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

15208

Të shëruar

12815

Të vdekur

615

Tri arsyet pse duhet ta zëvendësoni kafen me ҫajin e zi

news image

Disa gota çaj i zi në ditë ulë me 31% rrezikun e kancerit të vezores në krahasim me asnjë ose një filxhan çaj.

Krejt kjo bazuar në një studim të fundit amerikan që është publikuar nga e përditshmja, “Clinical Nutrition”, transmeton Gazeta Sinjali.

Gjatë studimit, hulumtuesit kanë vënë re dietat e më shumë se 170 mijë grave mes moshave 25 dhe 55, për më shumë se tri dekada. Pas analizimit të pyetësorëve, rezultoi se gratë që konsumonin sasi të larta të ushqimeve me flavonoids, një lloj antioksidanti që gjendet në ҫaj, në agrume, fruta, lëngje, mollë dhe verë të kuqe, kishin më pak gjasa për t’u prekur nga kanceri i vezores.

Teksa zbuluan se çaj i zi është mbrojtës i këtij lloj kanceri. Por, përfitimet potenciale të ҫajit nuk ndalen me uljen e rrezikut të kancerit të vezores.

Më poshtë gjeni tri arsyet se pse duhet të pini çaj të zi në vend të kafesë:

Çaji zi e ul tensionin e gjakut,

Zvogëlon në mënyrë të ndjeshme rrezikun e kancerit të pankreasit dhe

Zvogëlon stresin./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: