image Tri aksidente brenda 10 minutash në Tiranë, lëndohen disa persona

Shqipëri

Tri aksidente brenda 10 minutash në Tiranë, lëndohen disa persona

news image

Tri aksidente kanë ndodhur në vetëm 10 minuta mesditën e sotme në Tiranë. Policia bën me dije se për pasojë, kanë mbetur të lënduar tre persona të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Një prej aksidenteve ndodhi rreth orës 14:10, në rrugën “Gjin Bue Shpata” ku mjeti me drejtues I. S., ka përplasur biçiklistin V. Sh., 65 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vetëm 5 minuta pas tij, rreth orës 14:15, në Qafë Kashar mjeti me drejtues E. N., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen B. J., 55 vjeç, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Dhe aksidenti i tretë i regjistruar rreth orës 14:20, në rrugën “Ndre Mjeda”, ku mjeti me drejtues shtetasin  S. M., 40 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe  është përplasur me pemën. Si pasojë është vetë dëmtuar i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë shqiptare:

Tiranë/Informacione paraprake

Më datë 09.05.2021, rreth orës 14:10, në rrugën “Gjin Bue Shpata” mjeti me drejtues I. S., ka përplasur biçiklistin shtetasin V. Sh., 65 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 09.05.2021, rreth orës 14:15, në Qafë Kashar mjeti me drejtues E. N., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen B. J., 55 vjeç, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 09.05.2021, rreth orës 14:20, në rrugën “Ndre Mjeda”, mjeti me drejtues shtetasin S. M., 40 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me pemën. Si pasojë është vetëdëmtuar i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Gazeta Sinjali/