Trepça’89 doli fituese ndaj ndeshjes miqësore që ka zhvilluar sot me Drenicën.
Ndeshja është zhvilluar në Mitrovicë dhe përfundoi me rezultat 3:2, ndërsa ai që vulosi këtë takim me fitore ishte Shpëtim Idrizi.
Të dyja skuadrat janë duke vazhduar të përgatiten para nisjes së stinorit pranveror në futbollin e Kosovës, ku synojnë të sigurojnë mbijetesën këtë edicion në elitë./Gazeta Sinjali/