image Trepça me lehtësi mposhtë rivalin e vjetër, Pejën/ E vetmja me rekord perfektë në Superligë

Basketboll

Trepça me lehtësi mposhtë rivalin e vjetër, Pejën/ E vetmja me rekord perfektë në Superligë

news image

Trepça ka arritur që të fitojë në derbin e xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në basketboll, shkruan Sinjali Sport.

Xehetarët mposhtën rivalin e vjetër Pejën, me rezultat të thellë 83:66.

Mitrovicasit dominuan pejanët në pjesën më të madhe të lojës, duke e arritur edhe fitoren e katërt në elitën e basketbollit kosovar.

Kapiteni i vendasve, Drilon Hajrizi ishte më efektivi në këtë takim, duke realizuar 17 pikë, derisa bashkëlojtari i tij, Samir Zekiqi, me 15 pikë ishte një nga më të mirët.

Në anën tjetër, kapiteni i Shqiponjave, Dardan Berisha me 14 pikë ishte më i dalluari, por jo për ta gjetur rrugën e fitores.

Trepça me këtë fitore kryeson në Superligë, si e vetmja me bilanc prej katër fitoreve në katër ndeshje, derisa Peja është menjëherë pas saj me tre fitore e një humbje. /Gazeta Sinjali Sporti/