Trepça ka arritur që të fitojë në derbin e xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në basketboll, shkruan Sinjali Sport.
Xehetarët mposhtën rivalin e vjetër Pejën, me rezultat të thellë 83:66.
Mitrovicasit dominuan pejanët në pjesën më të madhe të lojës, duke e arritur edhe fitoren e katërt në elitën e basketbollit kosovar.
Kapiteni i vendasve, Drilon Hajrizi ishte më efektivi në këtë takim, duke realizuar 17 pikë, derisa bashkëlojtari i tij, Samir Zekiqi, me 15 pikë ishte një nga më të mirët.
Në anën tjetër, kapiteni i Shqiponjave, Dardan Berisha me 14 pikë ishte më i dalluari, por jo për ta gjetur rrugën e fitores.
Trepça me këtë fitore kryeson në Superligë, si e vetmja me bilanc prej katër fitoreve në katër ndeshje, derisa Peja është menjëherë pas saj me tre fitore e një humbje. /Gazeta Sinjali Sporti/