Dje ka filluar sezoni i ri i Superligës së Kosovës në basketboll, shkruan Sinjali Sport.
Sigal Prishtina e deklasoi mbrëmë të inkuadruarën, KB Dritën me rezultat të thellë 124:56.
Sot është zhvilluar derbi i xhiros së parë Trepça kundër Yllit, derisa më vonë luhet edhe përballja: Prizreni ndaj Rahovecit.
Në Minatorin e Mitrovicës, skuadra vendase e mposhti kampionin në fuqi me rezultat të ngushtë 72:69.
Xehetarët janë një nga më të përforcuarat në eliten e basketbollit kosovar dhe sot e treguan fuqinë e tyre, ku në dy periudha ishin më të mirë se mysafirët.
Lideri i skuadrës, Drilon Hajrizi, me 19 pikë dhe 8 kërcime ishte më i dalluari te të gjelbërit, kurse bashkëlojtari i tij në kombëtare, Erjon Kastrati, performoi më së miri te therandasit me 14 pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/