Trepça ’89 e ka fituar me lehtësi ndeshjen ndaj Dritës me rezultat 3-11, takimi i vlefshëm për javën e 17-të në Ipko Superligën e Kosovës.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët arritën të shënonin dy gola. Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 17-të, të cilin e shënoi Leart Emini për 1-0, ndërsa Ardian Cuculi në minutën e 45-të shënoi autogol për 2-0.
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë dhe të dyja skuadrat arritën të shënonin nga një gol.
Fillimisht shënoi Muharrem Jashari në minutën e 53-të për 3-0, ndërsa Gilberto Fortunato në minutën e 64-të e vulosi rezultatin përfundimtar për 3-1.
Trepça ’89 pas kësaj fitore renditet në pozitën e tetë me 23 pikë, ndërsa Drita e treta me 31 pikë./Gazeta Sinjali/