image Treni i vogël rrëzohet në parkun e lojërave, 7 persona të lënduar

Rajon

Rajon/ Treni i vogël rrëzohet në parkun e lojërave, 7 persona të lënduar

news image

Shtatë persona mes tyre edhe dy fëmijë u lënduan si pasojë e përmbysjes së një treni në një park të lojërave në Verona të Italisë.

Treni funksiononte me një shinë, ndërsa shkaqet e këtij aksidenti mbeten ende të paqarta.

Mësohet se treni u përmbys nga një lartësi prej 3 metrash.

Shtatë personat e lënduar u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.